Futboll

West Hami në garë për trajnerin që e do edhe Liverpooli

Ruben Amorim

Drejtuesit e West Ham Unitedit kanë kërkuar takim me krerët e Sporting Lisbonës për të diskutuar për trajnerin Ruben Amorim.

Amorim shihet si zëvendësues i David Moyesit, shkruan “The Athletic” të martën. Amorim është një prej trajnerëve më të kërkuar nga klubet që gjatë verës do të mbesin pa trajnerë.

Liverpooli, Bayerni, Manchester Unitedi dhe Barcelona janë prej klubeve që po e shqyrtojnë mundësinë e angazhimit të portugezit 39-vjeçar.

Amorim ka marrë detyrën e trajnerit te Sportingu në vitin 2020. Më herët ka drejtuar edhe Bragën. Po vlerësohet lart për punën që e kryen.