West Ham United ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Newcastlet të hënën në Premier League. Skuadra e West Hamit e fitoi 2:0 ndeshjen e javës së 12-të të elitës së futbollit anglez. Mysafirët shënuan një gol në pjesën e parë dhe një gol në pjesën e dytë. Golin e parë e shënoi në minutën e dhjetë Tomas Soucek, kurse të dytin në minutën e 53-të, Aaron Wan-Bissaka.
West Hami mbetet në vendi ne 14-të me 15 pikë, kurse Newcastle bie në vendin e dhjetë me 18 pikë.