Futboll

West Hami i bën nder Liverpoolit, e mposht Arsenalin

bowen

Skuadra e Arsenalit ka dëshpëruar në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të Premier Leagues.

Arsenali të shtunën mbrëma në shtëpi u mposht nga West Ham Unitedi me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për mysafirët e realizoi Jarrod Bowen në minutën e 44-t.

Pos golit që e pësoi, skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, Arsenali, nga minuta e 73-të mbeti edhe me një futbollist më pak në fushë.

Mesfushori i talentuar, Myles Lewis-Skelly, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Për Arsenalin kjo ishte disfata e tretë që e pëson këtë edicion.

Ka 53 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Ka tpikë më pak se lideri Liverpooli.

West Hami është në vendin e 16-të me 30 pikë.