Futboll

West Hami fiton ndaj Leicester Cityt

West Ham

Me golin e mesfushorit çek, Tomas Soucek, dhe me autogolin e mbrojtësit danez, Jannik Vestergaard, West Ham Unitedi ka fituar përballë Leicester Cityt. 

Të enjten mbrëma, rezultati në “London Stadium” ishte 2:0 në të mirë të West Hamit, që në Premier League i regjistroi dy fitore rresht për herë të parë që prej muajit mars të vitit të kaluar. 

Të dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë. 

West Hami me fitoren e arritur në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të të enjten mbrëma, është ngjitur në vendin e 15-të dhe ka 33 pikë. 

Leicester City mbetet me 17 pikë në pozitën e 19-të, përkatësisht të parafundit, aq sa ka edhe Ipswichi në vendin e 18-të.