Futboll

Werderi teston Bayernin

bayern

Bayern Muencheni është duke shkëlqyer nën urdhrat e Vincent Kompany. Forma e skuadrës së madhe gjermane sa shkon e përmirësohet. Bayerni e nisi edicionin me fitore 3:2 ndaj Ëolfsburgut. Më pas fitoi 2:0 ndaj Freiburgut. Në xhiron e tretë të Bundesligës bavarezët fituan 6:1 ndaj Kielit.

Të martën Bayerni fitoi me rezultat edhe më të lartë, 9:2 ndaj Dinamo Zagrebit në xhiron e parë të Championsit.

Forma e Bayernit duhet të jetë paralajmërim për Ëerder Bremenin që e pret kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë të shtunën nga ora 15:30. Ndeshja i takon xhiros së katërt të Bundesligës. Bayerni është ekipi i vetëm që i ka fituar tri ndeshjet e para dhe udhëheq në tabelë me nëntë pikë. Bremeni është i teti me pesë pikë.

Kampioni në fuqi, Bayer Leverkuseni të dielën nga ora 15:30 luan ndaj Wolfsburgut. Të dielën luan edhe Dortmundi ndaj Stuttgartit e po ashtu Leipzigu që përballet me St. Paulin.