Timothy Weah dhe Khephren Thuram janë kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit të lojtarëve të Juventusit.
Lajmi për kthimin e tyre në stërvitje është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “bardhezinjve” të mërkurën.
Të dy lojtarët u lënduan në ndeshjen hapëse të këtij edicioni të Serie A kundër Comos në muajin gusht, ndërsa munguan në duelet ndaj Veronës dhe Romës.
Weah shënoi në debutim kundër Comos. Ai ka dy gola e tri asistime në 36 paraqitje me gjigantin e Serie A.
Thuram iu bashkua Juventusit nga Nice në verën e këtij viti.
Juventusi e viziton Empolin të shtunën.