Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka kërkuar më shumë hetime e dënime në fyerjet raciste që bëhen në rrjetet sociale.
Ai të mërkurën në mbrëmje ka pranuar ofendime të ndryshme, pas humbjes 2:0 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.
Për Cityn ishte humbja e shtatë në dhjetë ndeshjet e fundit.
Walker ka postuar mesazhe fyese në rrjetet sociale të enjten, dhe ka reaguar duke shkruar se askush nuk duhet të jetë i fyer në këtë mënyrë.
“Instagrami dhe autoritetet duhet ta ndalin këtë që po ndodh për hir të atyre që po përballen. Është e papranueshme. Tifozëve tanë u them se ne do të vazhdojmë të punojmë e të bëhemi ekip më i mirë, të përmirësohemi dhe ta kthejmë situatën për të mirë, së bashku”, ka shkruar Walker.
Fyerjet raciste i ka dënuar edhe klubi i Manchester Cityt.