Milani ka arritur marrëveshje personale për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë të Manchester Cityt, Kyle Walker.
Ai do të lejohet të largohet si futbollist i lirë në këtë muaj, por janë edhe dy hapa që duhet plotësuar në mënyrë që të kompletohet transferimi te “rossonerët”.
Sipas “Calciomercatos”, Walker pritet të nënshkruajë kontratë për dy vjet e gjysmë, me pagë vjetore prej katër milionë eurove.
Por, fillimisht Walker duhet që ta njoftojë klubin për largimin nga City, ndërsa hapi tjetër është se Milani duhet ta shesë ndonjë futbollistë që t’i bëj vend Walkerit.
34-vjeçari Walker ka luajtur në 18 ndeshje në këtë edicion, ndërsa futbollist i Cityt është prej korrikut të vitit 2017.
Ai është gjashtë herë fitues i Premier Leagues me Cityn dhe një herë fitues i Ligës së Kampionëve. Ka edhe disa trofe tjerë të fituar me ekipin që drejtohet nga Pep Guardiola.