Futboll

Vrapoi mbi 13 kilometra, Pedri më i miri i ndeshjes

Pedri

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, është shpallur më i miri i ndeshjes me Benfican.

Barcelona fitoi 1:0 në Lisbonë, ndonëse prej minutës së 22-të luajti me një lojtar më pak në fushë.
Wojciech Szczesny shkëlqeu në portën e Barcelonës, por paraqitje të mahnitshme kishte Pedri dhe kështu u shpall më i miri.

Pedri ka vrapuar plot 13,2 kilometra. Ka arritur shpejtësi prej 30,5 kilometra në orë. 

“Teknikisht ishte paraqitje e nivelit më të lartë. Ai e kontrolloi topin dhe ka mundësuar që Barcelona të mbahet me dhjetë lojtarë. Ka shfaqur personalitet të jashtëzakonshëm dhe intelegjencë që duhet në një ndeshje shumë të vështirë. Një paraqitje e klasit të vërtetë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.