Futboll

Vrapimi i Modriqit që ia “fitoi” lojën Realit

Luka Modriq

Luka Modriq u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të pasi Real Madridi ishte në disavantazh nga Bayern në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në fund, Reali ia doli ta përmbyste rezultatin 2:1 dhe të kualifikohet në finalen e madhe më 1 qershor kundër Dortmundit.

Por pas ndeshjes, përveç heroit Joselu që shënoi dy golat për Realin, një tjetër lojtar që po merr lëvdata është 38-vjeçari Modriq.

Në minutën e 85-të, kur Bayerni po avanconte 1:0, në një kundërsulm, kroati vrapoi tërë fushën për ta ndërprerë aksionin që mund ta linte mesfushorin e Bavarezëve, Pavloviq, përballë me portierin Andriy Lunin.

Një minutën më vonë, Reali e barazoi rezultatin.

VIDEO: