Futboll

Vojvoda pritet t’i bashkohet Comos të hënën

Mergim Vojvoda

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, pritet t’i bashkohet të hënën skuadrës së Comos nga skuadra e Torinos, kanë raportuar të dielën mediume të ndryshme italiane.

Siç shkruhet në Itali, Vojvoda është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra tjetër elitare e Italisë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për nesër në mëngjes. Pra të hënën më 3 shkurt”, shkruan eksperti i transferimeve, italiani “Gianluca Di Marzio”.

Mbrojtësi i krahut i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. 30-vjeçari me Torinon ka kontratë deri në verë.