Futboll

Vojvoda me Torinon ndalen nga Cagliari

Mergim Vojvoda

Mbrojtësi i Kosovës Mërgim Vojvoda e ka kompletuar ndeshjen në disfatën që e pësoi Torino të dielën. Në kuadër të javës së tetë të Serie A, Cagliari e mposhti Torinon me rezultatin 3:2. Te Cagliari në bankën rezervë ishte portieri shqiptar Alen Sherri.

Për Vojvodën kjo ishte paraqitja e tetë e luajtur në të gjitha garat.

Torino ka 11 pikë dhe është në mesin e tabelës. Cagliari ka nëntë pikë.