Futbollistët e Kosovës po vazhdojnë paraqitjet e mira, pas suksesit të arritur në plejofin e Ligës B të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
Të shtunën me skuadrën e Comos, asistim ka regjistruar mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda asistoi në golin për 1:0 në minutën e 61-të kur shënoi greku Anastasios Douvikas. Como pranoi gol 15 minuta para fundit të gjithë ballafaqimit dhe ndeshja e xhiros së 30-të e Serie A që u zhvillua të dielën, u mbyll 1:1.
Vojvoda ishte prej më të mirëve në fushë te vendësit dhe e kompletoi ndeshjen.
Como ka 30 pikë, shtatë më shumë se Empoli që zë vendin e 18-të dhe po lufton për mbijetesë.