Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka shënuar supergol për skuadrën e Comos.
Como të shtunën pasdite e mposhti në udhëtim Monzan me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të Serie A.
Vojvoda e realizoi golin e tretë për mysafirët në minutën e 51-të.
Për 30-vjeçarin Vojvoda ishte goli i parë i shënuar me fanellën e Comos.
Krahas një goli, ai ka edhe një asistim këtë edicion.
Vojvoda luajti deri në minutën e 59-të.
Ai te Como u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Torino për dy milionë euro.
Como renditet në pozitën e 13-të me 33 pikë.
Monza është në vendin e fundit me 15 pikë. Rrezikon rënien nga liga.
Vojvoda “bombardon” portën e Monzas
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka shënuar supergol për skuadrën e Comos.
Como është duke e mposhtur 3:1 Monzan.
Është goli i parë për Vojvodën tek ekipi që u transferua në janar të këtij viti.
Është duke u zhvilluar minuta e 59-të dhe kjo ndeshje i takon javës së 31-të të Serie A.
VIDEO:
⚽️ GOAL: Vojvoda
🇮🇹 Monza 1-3 Comopic.twitter.com/S8bJkZB54B— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 5, 2025