Futboll

Asistim i rëndësishëm i Vojvodës në Serie A

Mërgim Vojvoda

Como ka fituar 1:0 ndaj Torinos, të dielën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A.

Asistues në golin e vlefshëm tri pikë ishte Mërgim Vojvoda. Ai asistoi në minutën e 38-të për grekun Anastasio Douvikas. Vojvoda e kompletoi ndeshjen ndaj ish-skuadrës.

Ai u paraqit në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ishte prej më të mirëve.

Torinos iu anulua një gol në minutën e 92-të.

Me fitore, Como është larguar shumë nga zona e rrezikshme. Mban vendin e 13-të me 36 pikë.


Vojvoda asiston ndaj ish-skuadrës në epërsinë e Comos

Como e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë kundër Torinos.

Me asistim të Mërgim Vojvodës, Anastasios Douvikas realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 38-të, në kuadër të javës së 32-të të Serie A.

 

 

Mbrojtësi i krahut, 30-vjeçari Vojvoda, te Como u transferua gjatë muajt shkurt nga skuadra e Torinos. Është asistimi i tij i dytë në 21 ndeshje në Serie A. Ka shënuar edhe një gol.