Vllaznia e Shkodrës nuk ka arritur që ta kalojë skuadrën St. Polten të Austrisë dhe është eliminuar nga turneu kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Vllaznia të shtunën mbrëma humbi 1:0 nga futbollistet e skuadrës austriake, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Ramaz Shengelia” të Kutaisit në Gjeorgji.
Kamila Dubcova e shënoi golin e vetëm në këtë ballafaqim, në minutën e 17-të.
Megi Doçi dhjetë minuta para fundit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja për ta lënë Vllazninë me dhjetë futbolliste në fushë.
Me këtë fitore, St. Polteni avancon në raundin e dytë kualifikues të “Championsit”.