Vllaznia e Shkodrës ka barazuar në Reykjavik, në udhëtim te Valuri.
Vllaznia të enjten mbrëma barazoi 2:2 me Valurin, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja kthyese do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Gudmundur Tryggvason i dha islandezëve epërsinë 1:0 me golin e minutës së 12-të.
Ardit Krymi i barazoi shifrat për Vllazninë në minutën e 23-të.
Nga minuta e 81-të, Vllaznia mbeti pa Ardit Deliun që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Por, vetëm katër minuta më vonë, Kevin Dodaj e shënoi golin për epërsinë e Vllaznisë, 2:1.
Mungesën e një futbollisti të mysafirëve e shfrytëzuan vendësit, që shënuan në minutën e nëntë të kohës shtesë për 2:2.
Realizues ishte Lukas Heimisson.