Futboll

Vladi shënon gol në fitoren e Luganos

Shkëlqim Vladi

Shkëlqim Vladi ka shënuar gol të shtunën mbrëma në fitoren e Luganos.

Lugano fitoi 3:2 në shtëpi ndaj Sionit.

Kjo ndeshje i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit zviceran.

Vladi e realizoi golin e barazimit për 1:1 në minutën e 25-të.

Për epërsinë 2:1 të Luganos, autogol shënoi Kreshnik Hajrizi në minutën e 82-të.

Vladi luajti deri në minutën e 81-të te Lugano, Uran Bislimi u paraqit deri në minutën e 74-t, në portë ishte portieri Amir Shaipi dhe Albian Hajdari e kompletoi ndeshjen.

Te Sioni, Hajrizi e kompletoi ndeshjen ndërsa Benjamin Kololli u inkuadrua nga minuta e 80-të.

Lugano është lider me 38 pikë.

Sioni ka 26 pikë në vendin e nëntë.