Futboll

Vladi shënon gol në derbin e Zvicrës

Shkëlqim Vladi

Sulmuesi Shkëlqim Vladi kontribuoi me gol në fitoren 4:1 të Luganos ndaj Zurichut, të dielën në ndeshjen e xhiros së 15-të të elitës zvicerane.

24-vjeçari shënoi në minutën 30-të për 3:1. Mirlind Kryeziu asistoi në golin e Zurichut të realizuar në minutën e nëntë.

Vladi i ka dy gola e dy asistime në nëntë paraqitje.

Amir Shaipi, Albian Hajdari e Vladi startuan te Lugano. Kryeziu e Bledian Krasniqi startuan te Zurichu.

Lindrit Kamberi u aktivizua në vend të Kryeziut në minutën e 69-të.

Lugano është në vendin e parë me 28 pikë. Zurichu i ka 26.