Sulmuesi Shkëlqim Vladi ka asistuar në fitoren e skuadrës zvicerane, Lugano.
Lugano të dielën e mposhti Yverdonin me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit zviceran.
Vladi asistoi te goli i parë që e shënoi Renato Steffen në minutën e 36-të. Ai luajti deri në minutën e 76-të. Në portë te Lugano ishte portieri i Kosovës, Amir Shaipi.
Mbrojtësi Albian Hajdari ishte në bankën rezervë.
Dion Kacuri u inkuadrua nga minuta e 86-të tek Yverdoni.
Për Vladin ky ishte asistimi i pestë këtë edicion. Ka edhe tri gola të realizuar.