Futboll

Vjet në finale, tani Mallorca e Muriqit turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt

Vedat Muriqi

Mallorca u paraqit në finale të Kupës së Spanjës në edicionin e kaluar. Madje u mposht vetëm në penallti nga Athletic Bilbao.

Por të premten mbrëma skuadra e Vedat Muriqit u turpërua, duke u eliminuar nga Ponteverda e kategorisë së katërt spanjolle.

Ndeshja i takoi 1/16 së finales. 

“Pontevedra e bëri të pabesueshmen, duke eliminuar Levanten, Villarealin dhe Mallorcan. Njëjtë bëri edhe Mallorca, duke pësuar 3:0 nga skuadra e kategorisë së katërt”, shkruan Marca në raportin e ndeshjes.

Muriqi luajti prej minutës së 66-të, por pa bërë ndryshimin.

“Finalistët e kampanjës së kaluar kishin paraqitje turpëruese ndaj Pontevedras. Një marrëzi e pajustifikueshme. Mallorca bëri budallallëk në vizitën e së premtes dhe u përshëndet në 1/16 e finales.

Mallorca nuk ishte e aftë të tregonte dallimin e kategorive, të parë dhe të katërt”, ka shkruar mediumi lokal nga Mallorca, “Diario de Mallorca”.