Futboll

Vinicius Jr. mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë

vinicius jr

Foto: Associated Press

Mediumi anglez, “Telegraph”, ka shkruar të enjten se një skuadër e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, pritet ta bëjë Vinicius Juniorin e Real Madridit më të shtrenjtin në botë. 

Ky klub, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pritet t’i bëjë ofertë zyrtare prej 242 milionë eurove klubit madrilen, për t’i siguruar shërbimet e brazilianit 24-vjeçar. 

Është raportuar në javët e fundit se skuadra më e interesuar për të është Al Hilali. 

Viniciusi ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027. 

Rekordi i mëparshëm për transferimin më të shtrenjtë në botë mbahet nga Neymari, i cili në vitin 2017 ishte transferuar te Paris Saint-Germaini nga Barcelona.