Futboll

Vincent Kompany, trajner i ri i Bayernit

Bayerni - Vincent Kompany

Vincent Kompany është zyrtarizuar si trajner i skuadrës gjermane, Bayern Munchen.

Njoftimi është bërë të mërkurën në faqen zyrtare të Bundesligës në Facebook.

38-vjeçari nënshkroi marrëveshje me ekipin gjerman për tri vjet. Belgu, dikur mbrojtës, është pasues i Thomas Tuchelit.

Bayerni u rendit i treti në sezonin 2023-2024, me 72 pikë, një më pak se Stuttgarti që renditet i dyti.