Patrick Vieira pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës italiane, Genoa.
Kështu kanë raportuar të martën mediumet italiane.
Ikona franceze, Vieira, do ta zëvendësojë Alberto Gilardinon i cili pritet të shkarkohet pas rezultateve të dobëta.
Punën me Genoan, Vieira pritet ta fillojë këtë javë.
Genoa pas 12 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në Serie A renditet në pozitën e 17-të.
Ka dy fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje.
Vieira së fundi e drejtoi ekipin francez, Strasbourg.
Ka qenë trajner edhe i Crystal Palacet, Nicet dhe New York Cityt.
Ndërsa ka drejtuar edhe të rinjtë e Manchester Cityt.
Si lojtar kishte karrierë impresive, sidomos tek Arsenali.