Futboll

Vida pensionohet nga përfaqësuesja kroate

Domagoj Vida

Mbrojtësi kroat, Domagoj Vida 35-vjeçar, është pensionuar nga Përfaqësuesja e Kroacisë. 

Ai kishte debutuar me përfaqësuesen kroate para 14 vjetësh. 

Lajmi për pensionimin e tij u bë zyrtar nga Federata e Futbollit e Kroacisë të dielën. 

Vida debutoi me kroatët në maj të vitit 2010 dhe ka luajtur 105 ndeshje. 

Ishte anëtar i skuadrës kroate që arriti në finale të Kupës së Botës 2018, si dhe në vitin 2022 kur Kroacia përfundoi e treta. 

“Është krenari ta mbash veshur fanellën më të bukur në botë të paktën një herë në karrierën tënde”, ka thënë Vida në komunikatën përshëndetëse.  “Dhe kur një gjë të tillë e bën 105 herë, luan në shtatë turne të mëdhenj. Më pas ndihesh jashtëzakonisht mirënjohës për një privilegj të tillë”, ka deklaruar Vida. 

Vida karrierë ka bërë edhe te Bayer Leverkuseni dhe Beshiktashi, ndërsa aktualisht është futbollist i AEK-ut të Athinës.