Futboll

Vetëm një pikë për Parisin ndaj PSV-së

Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germaini mori vetëm një pikë në ndeshjen me skuadrën holandeze PSV.

Ndeshja e së martës mbrëma në “Parkun e Princave” përfundoi 1:1. I takoi xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Noa Lang kaloi në epërsi 1:0 mysafirët me golin e minutës së 34-t. Achraf Hakimi shpëtoi Parisin nga disfata me golin e minutës së 55-të.

Parisi kishte një fitore e një humbje në dy xhirot e para. Tani i ka katër pikë. PSV-ja mori barazimin e dytë, ndërsa e ka edhe një disfatë.

Në ndeshjet tjera të së martës, Sportingu fitoi 2:0 ndaj Sturm Grazit në Austri, ndërsa Girona shënoi fitore të pritur, po ashtu 2:0, ndaj Slovan Bratislavës.