Futboll

Vetëm një pikë për Arsenalin

Arsenal

Arsenali nuk ka arritur të fitoj më shumë se një pikë në udhëtim kundër Fulhamit. Derbi i Londrës Fulham – Arsenal përfundoi 1:1, ndërsa u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së 15-të të Premier Leagues së Anglisë.

Në fakt, Arsenalit iu anulua një gol në minutën e 89-të. Goli i Bukayo Sakas u anulua për pozitë jashtë lojë.

Raul Jimenez shënoi golin e epërsisë 1:0 për Fulhamin, ndërsa Arsenali barazoi shifrat në minutën e 52-të. Golin për 1:1 e shënoi William Saliba.

Nga 15 ndeshje Arsenali ka fituar 29 pikë. Mbetet gjashtë pikë prapa liderit Liverpoolit.