Vetëm barazim për Zvicrën

5 muaj më parë / 15 nën 2024 22:51
Zvicra

Zvicra mori vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Të premten mbrëma në Zurich ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë përfundoi 1:1. Zeki Amdouni kaloi në epërsi Zvicrën në minutën e 78-të me supergol. Ndërkohë për Serbinë shënoi Aleksa Terziq në minutën e 88-të, pas një kundërsulmi.

Granit Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën. U ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa kishte një moment tensioni me lojtarët e Serbisë. Andi Zeqiri u aktivizua në pjesën e dytë.

Serbia humbi penallti po ashtu.

Një xhiro para fundit, Zvicra i ka vetëm dy pikë dhe është e fundit në grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Ka pasur thirrje anti-Kosovë nga huliganët serbë në ndeshjen në Zuerich. Po ashtu është shfaqur flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës. 

Të hënën, Zvicra luan ndaj Spanjës në Tenerife, ndërsa Serbia e pret Danimarkën.

Zvicra në epërsi ndaj Serbisë

5 muaj më parë / 15 nën 2024 22:26
Zvicra

Zvicra po udhëheq 1:0 ndaj Serbisë në ndeshjen në Zurich.

Golin e shënoi Zeki Amdouni në minutën e 79-të. Ai shënoi supergol.

Penallti për Serbinë, pret Kobel

5 muaj më parë / 15 nën 2024 22:02
zvic

Serbia ka humbur penallti në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Gregor Kobel priti gjuajtjen e Mitroviqit nga pika e bardhë në minutën e 55-të.

Rezultati mbetet 0:0.

Tensione në ndeshjen Zvicër – Serbi, i përfshirë edhe Xhaka

5 muaj më parë / 15 nën 2024 22:00
Zvicra

Ka tensione në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Zvicër – Serbi.

Pasi Embolo goditi me top një lojtar të Serbisë u krijua një tollovi, ku i përfshirë ishte edhe Xhaka.

Zvicra e Serbia po barazojnë pa gola pas pjesës së parë

5 muaj më parë / 15 nën 2024 21:38
Zvicra

Zvicra e ka goditur traversën, por nuk ka shënuar gol në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Serbisë.

Huliganët serbë kanë bërë thirrje kundër Kosovës, ndërsa është paraqitur edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Vazhdojnë provokimet e huliganëve serbë në Zurich

5 muaj më parë / 15 nën 2024 21:02
Serbia

Thirrje “Kosova është Serbi” janë dëgjuar edhe në stadiumin në Zurich ku po përballen Zvicra e Serbia.

Këtë e bën të ditur mediumi “20min.ch”.

Rezultati mbetet 0:0.

Huliganët serbë fishkëllejnë kur thirret emri i Xhakës

5 muaj më parë / 15 nën 2024 20:45
Granit Xhaka

Derisa emrat e lojtarëve të Zvicrës janë thirrur para ndeshjes me Serbinë, ka pasur fishkëllima të tifozëve serbë në tribunat e stadiumit në Zurich.

Më së shumti fishkëllima kishte kur u thirr emri i Granit Xhakës, shkruan 20min.ch.

Xhaka udhëheq Zvicrën ndaj Serbisë

5 muaj më parë / 15 nën 2024 19:35
Xhaka - Serbia

Granit Xhaka e udhëheq si kapiten Zvicrën në ndeshjen ndaj Serbisë. Ndeshja zhvillohet prej orës 20:45 dhe është vendimtare për Zvicrën.

Zvicra përballet me mungesa të shumta. Në stol te helvetikët janë Albian Hajdari, Ardon Jashari e Andi Zeqiri.