Futboll

Vetëm barazim për Chelsean

Chelsea

Chelsea e ka shënuar barazimin e dytë rresht në ligë.

Në xhiron e kaluar barazoi me Brentfordin 0:0 kurse të dielën Chelsea sërish e fitoi vetëm një pikë në përballjen ndaj Ipswich Townit.

Chelsea në shtëpi barazoi 2:2 me Ipswichin në kuadër të javës së 32-të të Premier Leagues.

Tek Ipswichi mungoi portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, për shkak të lëndimit.

Julio Enciso i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 19-të.

Ipswichi shifrat i dyfishoi në minutën e 31-të me golin që e realizoi Benjamin Johnson.

Vendësit shifrat i ngushtuan në minutën e 46-të pasi Axel Tuanzebe realizoi autogol.

Jadon Sancho e barazoi rezultatin në minutën e 79-të. Ai realizoi për 2:2 në të mirë të Chelseat.

Ipswichi ka 21 pikë dhe e zë vendin e 18-të. Është shumë pranë rënies nga liga.

Chelsea është në pjesën e epërme të tabelës me 54 pikë.