Futboll

Vetëm barazim për Augsburgun e Rexhbeçajt

augsbrug

Augsburgu, skuadra e mesfushorit të Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ishte duke fituar me rezultatin 1:0 që në fillim të pjesës së dytë.

Por ai dhe bashkëlojtarët nuk e rujatën epërsinë e krijuar dhe në fund morën vetëm një pikë nga udhëtimi te Hoffenheimi të shtunën.

Ndeshja e xhiros së 27-të e Bundesligës përfundoi 1:1.

Samuel Essende që u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, realizoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 46-të.

Shifrat dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Andrej Kramariq, në minutën e 71-të.

Sulmuesi kroat realizoi nga penalltia.

Rexhbeçaj e kompletoi ndeshjen tek Augsburgu, që zë vend në mesin e tabelës me 39 pikë, kurse Hoffenheimi ka 27 pikë.