Arbëri dhe Besforti të enjten me Elfsborgun avancuan në fazën grupore të kësaj gare, pas fitores së vështirë ndaj Moldes, pas ekzekutimit të penalltive, 4:2.
Molde avancoi në minutën e 62-të me golin e Veton Berishës, që hyri në lojë si zëvendësues dhe shënoi me prekjen e dytë të topit. Por, ai u desh të zëvendësohej në minutën e 84-t, shkaku i lëndimit.
Me rezultatin 1:0 përfundoi koha e rregullt dhe vazhdimet. 1:0 kishte fituar edhe Elfsborgu në Norvegji.
Por ishte skuadra suedeze që fitoi pas ekzekutimit të 11-metërshave.
Besfort Zeneli e kompletoi ndeshjen dhe e shënoi penalltinë e tretë. Arbër Zeneli luajti nga fillimi i vazhdimeve.