Futboll

Vëllezërit Zeneli mposhten nga gjiganti turk

Arbër e Besfort Zeneli

Vëllezërit Arbër e Besfort Zeneli patën paraqitje të mirë me Elfsborgun të mërkurën në mbrëmje, por pësuan humbje 4:3 në udhëtim te Galatasaray. 

Elfsborgu e humbi ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës, në Ligën e Evropës. 

Vendësit krijuan epërsi prej tri golave në pjesën e parë, kur shënuan Mauro Icardi, Isak Petterson që realizoi autogol dhe Baris Alper Yilmaz. Niklas Hult dhe Michael Baidoo shënuan për mysafirët për 2:2. 

Në minutën e 77-të u zëvendësuan vëllezërit Zeneli, ndërsa në minutën e 83-të, për 4:2 shënoi Yunus Akgun. 

Golin e fundit në ndeshje e realizoi Johan Larsson, për 4:3. 

Elfsborgu mbetet me tri pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Galatasaray ka shtatë pikë. 

Shtatë pikë i ka edhe Bodo/Glimti norvegjez, që fitoi në udhëtim te Braga me rezultatin 2:1, me gol të minutës së 94-t nga Villads Nielsen.