Vëllezërit Arbër e Besfort Zeneli ishin në fushë në barazimin 2:2 të Elfsborgut me Varnamon. Por jo për kohë të gjatë.
Arbër Zeneli startoi dhe luajti deri në minutën e 67-të. Ndërkohë Besfort Zeneli u aktivizua në minutën e 65-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është kthyer tek Elfsborgu pas karrierës në vende të tjera evropiane.
Besforti është 21-vjeçar dhe në pritje për ndonjë transferim në ligat më të mëdha evropiane.
Ndeshja e së hënës i takoi xhiros së parë të elitës së futbollit të Suedisë.