Futboll

Veliu, më i miri i xhiros në Superligë

Arlind Veliu

Mbrojtësi i krahut i Malishevës,  Arlind Veliu, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Vlerësimin e bëri një komision i veteranëve të futbollit, i angazhuar nga FFK-ja.

Veliu udhëhoqi Malishevën drejt fitores 3:1 ndaj Suharekës, të dielën. Veliu e shënoi njërin prej golave në këtë sfidë.

“Objektivi ynë është të jemi në Evropë, por kemi lojtarë shumë të mirë dhe mund të dalim kampion. Kemi një ekip shumë stabil, kemi lojtarë të talentuar dhe një përbërje të shkëlqyer. Shpresojmë që të arrijmë objektivin tonë në fund. Jo vetëm unë, por të gjithë ekipi jemi në formë të mirë dhe shpresojmë që të mbajmë këtë formë deri në fund. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i gjithë bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik që më kanë dhënë mundësinë të paraqitem mirë në çdo ndeshje. Shpresoj që të gjithë lojtarët e Malishevës të marrin këtë çmim”, ka thënë Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.