Ka vdekur Isuf Ajeti, zyrtari shumëvjeçar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
I ndjeri Ajeti ishte pjesë e federatës që nga viti 2003.
Ka udhëhequr Komisionin e Garave për shumë vjet, ndërsa ishte edhe anëtar i këtij komisioni. Së fundi ishte këshilltar ligjor.
“Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e federatës dhe futbollit. Në këto çaste të vështira për juve si familje, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Isufit ta përballoni më lehtë. Me ikjen e Isufit nga kjo botë, familja humbi njeriun më të dashur, derisa FFK-ja dhe miqtë humbën njërin prej personaliteteve më të respektuara dhe më pozitive”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.