Skuadra e futbollit, Tirana, do të paraqitet pa mbrojtësin Qëndrim Ismajli ndaj Torpedo Kutaisi në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pasi Gjeorgjia nuk njeh shtetin e Kosovës, Ismajli nuk është lejuar të udhëtojë për në Gjeorgji. Ai ka vetëm pasaportë të Kosovës.
Lojtarët me pasaportë të Kosovës vazhdimisht përballen me telashe për të hyrë në vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Ismajli është transferuar te Tirana nga Gjilani.
Ndeshja Torpedo Kutaisi – Tirana zhvillohet të enjten prej orës 19:00.