Ndërhyrja e rëndë e sulmuesit të Shqipërisë, Rey Manaj, ndaj Baris Alper Yılmazit në ndeshjen e së dielës ndërmjet Sivassporit dhe Galatasarayt vazhdon të bujë në Turqi.
Yilmaz në fund të ndeshjes u detyrua që të largohej nga fusha me barelë pas ndërhyrjes së Manajt.
Për ndërhyrjen e ashpër, arbitri kryesor i ndeshjes, Turgut Doman, e ndëshkoi Manajn me karton të verdhë edhe pas rishikimit të situatës në VAR.
Ka pasur kritika të shumta nga drejtuesit e gjigantit turk, Galatasaray, por edhe njohës të futbollit në Turqi.
Presidenti i Federatës turke të futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, nuk ishte i kënaqur me vendimin e arbitrit Doman.
Ai kërkoi që të merren masa ndaj arbitrit.