Ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, Raphael Varane, ka mbetur jashtë listës së skuadrës së Comos për edicionin e ri në Serie A.
Varane ka pësuar lëndim të rëndë muskulor, që pritet ta lërë jashtë fushës për kohë të gjatë.
Mediumet italiane të shtunën kanë raportuar se francezi është lënduar në ndeshjen e Kupës së Italisë ndërmjet Comos dhe Salernitanas që u zhvillua më 11 gusht.
Varane u transferua te Como në afatin kalimtar të verës nga Manchester Unitedi si futbollist i lirë. Me klubin nga Italia ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.