Klubet e Premier Leagues kanë votuar të enjten që të vazhdohet përdorimi i VAR-it në edicionin e ardhshëm, pasi u është kërkuar të konsiderojne heqjen dorë nga teknologjia.
Në takimin vjetor të ligës, 20 klubet vendosën kundër ndalimit të VAR-it, përkundër disa vendimeve kundërthënëse në edicionin e kaluar.
Klubet kanë votuar që të bëhen përmirësime “në të mirë të lojës dhe të tifozëve”.
Liga ka thënë se dëshiron të reduktojë shtyrjet e lojës derisa vendimi të merret, duke përfshirë teknologjinë gjysmëautomatike të ofsajdit.