Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka vënë në dyshim dëshirën e bashkëlojtarëve të tij për ta fituar Premier Leaguen.
Liverpooli të mërkurën mbrëma mori goditje të madhe nga Evertoni, rivali lokal, në garën për titull kampioni në Angli.
Derbin “Merseyside”, Evertoni e fitoi me rezultatin 2:0.
Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, Liverpooli tani duhet të shpresojë në gabimet e Arsenalit dhe Manchester Cityt.
“A dëshirojnë me të vërtetë që ta fitojnë ligën?”, ka pyetur Van Dijk pas ndeshjes.
Golat nga Jarrad Barnthëaite dhe Dominic Calvert-Leëin ia siguruan Evertonit fitoren e parë në shtëpi në ligë kundër Liverpoolit, që prej tetorit të vitit 2010.
“Nëse luan kështu dhe nuk fiton asnjë duel dhe i jep gjyqtarit mundësinë që të jap faulle për kundërshtarin, atëherë nuk kemi shans ta fitojmë ligën. Jam shumë i dëshpëruar në shumë gjëra. Të gjithë duhet ta shikojnë veten në pasqyrë dhe ta shohin paraqitjen e tyre dhe të mendojnë nëse me të vërtetë e dhanë maksimumin”, ka thënë Van Dijk duke dhënë kritika të ashpra për bashkëlojtarët.