Futboll

Van Dijk: Ky është klubi më i mirë në botë

Van Dijk

Pasi Liverpooli e fitoi titullin në Premier League të dielën, ka folur kapiteni i skuadrës Virgil van Dijk.

Holandezi ka thënë se Liverpooli është klubi më i mirë në botë.

“Ky është klubi më i mirë në botë. Ne do të kënaqemi për disa javë”, ka deklaruar Van Dijk për “Sky Sports” pas ndeshjes.

“Kam dashur me çdo kusht ta fitojmë titullin për tifozët këtu dhe në gjithë botën. Edhe për ne po ashtu”, ka theksuar Van Dijk.

Liverpooli ka 15 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe ka humbur vetëm dy herë në 34 ndeshje të ligës në edicionin aktual.

Herën e fundit kur Liverpooli e festoi titullin në vitin 2020, nuk kishte tifoz për shkak të koronavirusit.