Futboll

Van Dijk i bashkohet Salahut, vazhdon kontratën

Van Dijk

Virgil van Dijk i është bashkuar sulmuesit Mohamed Salah dhe e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin. 

Njësoj si kontrata e sulmuesit të krahut, edhe ajo e qendërmbrojtësit skadonte në fund të edicionit aktual. 

Por, holandezi ka vendosur që te Liverpooli të qëndrojë edhe për dy edicione tjera. 

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar”, ka thënë Van Dijk të enjten për faqen zyrtare të klubit. 

“Kam kaq shumë emocione dhe është e qartë. Por është ndjenjë krenarie, ndjenjë kënaqësie. Është diçka e jashtëzakonshme. Të jem në gjendje të luajë edhe për dy edicione te ky klub është e shkëlqyer dhe jam shumë i lumtur pas rrugëtimit që e kam pasur deri tani”. 

33-vjeçari Van Dijk ka qenë figurë e rëndësishme te Liverpooli, njësoj si Salah, qëkur u transferua nga Southamptoni në vitin 2018 për 100 mlionë euro, që është rekord për një mbrojtës. 

Për shtatë vjet e gjysmë qëndrimi në “Anfiled”, Van Dijk e ka fituar titullin e Premier Leagues një herë, dhe është afër që të festojë për herën e dytë. 

E ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, Kupën FA, dy Kupa të Ligës dhe Kupën e Botës për Klube.