Futboll

Van Dijk dhe De Jong nuk luajnë ndaj Bosnjës

Virgil van Dijk

Virgil van Dijk dhe Frenkie de Jong nuk do të udhëtojnë me përfaqësuesen e Holandës për ndeshjen e fundit të Grupit A3 të Ligës së Kombeve. 

Bosnjë – Hercegovina dhe Holanda takohen të martën nga ora 20:45. 

Selektori i Holandës, Ronald Koeman, në konferencë për shtyp bëri të ditur se për arsyeje mjekësore të dy futbollistët janë liruar nga grumbullimi. 

“Është më mirë që ata të largohen nga kampi stërvitor në këtë kohë. Ai vendim u mor për arsye mjekësore, sigurisht me interesat e lojtarëve kryesorë”, ka thënë Koeman. 

Van Dijk dhe De Jong ishin startues të shtunën në fitoren e Holandës 4:0 ndaj Hungarisë. 

Gjermania është në pozitën e parë në Grupin A3 me 13 pikë. 

Holanda ka tetë pikë dhe është një pozitë më poshtë. 

Të dyja përfaqësueset kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kombeve.