Klubi i madh turk, Beshiktash, ka vendosur për trajner të ri. Giovanni van Bronckhorst do ta udhëheq skuadrën e Milot Rashicës nga faza përgatitore për edicionin e ardhshëm.
Holandezi ka firmosur për dy vjet, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
49-vjeçari ka drejtuar Feyenoordin, Guangzhoun dhe Rangersin. Si lojtar kishte karrierë të madhe. Ka luajtur për Barcelonën e Arsenalin, ndër të tjera. Për Holandën i kishte 106 ndeshje.
Te Beshiktashi është edhe Ernest Muçi. Kjo skuadër nuk u stabilizua me trajner në edicionin e kaluar.