Mbrojtësi, Joao Cancelo të dielën ishte një figurë e keqe për Barcelonën në humbjen nga Real Madridi.
Portugezi nuk ishte në formën e tij më të mirë në ndeshjen ndaj Realit.
Pas ndeshjes Cancelo u kritikua ashpër nga dy legjendat e futbollit holandez, Ronald de Boer dhe Marco van Basten për paraqitjen e tij në fushë, raporton “Mundo Deportivo”.
"Tani e di pse Pep Guardiola nuk e pëlqen Cancelon. Ky djalë luan futbollin e tij dhe mendon se ka të bëjë vetëm me atë që bën me topin”, u shpreh De Boer.
Ndërsa tri herë fituesi i Topit të Artë, Van Beasten u shpreh se portugezi edhe në moshën 29-vjeçare po vazhdon me gabimet e tij në repartin defensivë.
“Është çmenduri që Cancelo vazhdon të përsërisë gabimet e tij në moshën 29-vjeçare”, deklaroi Van Beasten.
Mbrojtësi i krahut të djathtë më herët ishte kritikuar edhe në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germanit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Portugezi është transferuar te Barcelona këtë edicion në formë huazimi nga Manchester City.
Ai në 36 paraqitje për Barçën ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.