Valon Berisha ishte protagonist të shtunën në fitoren 4:2 të LASK-ut ndaj Grazerit.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të Bundesligës së Austrisë.
Mesfushori i Kosovës kaloi në epërsi 1:0 LASK-un me golin e minutës së 14-të.
Ndërkohë në minutën e 50-të Berisha shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 2:2. Por LASK-u më pas realizoi edhe dy gola për fitoren bindëse.
LASK-u shënoi vetëm fitoren e dytë të edicionit.