Futboll

Vallqi shënon gol, Jashari asiston

Albert Vallqi

Albert Vallqi ka shënuar gol, ndërsa Ardon Jashari ka asistuar në ndeshjen e tensionuar mes St. Gallenit dhe Luzernit. Ndeshja e së hënës i takoi xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës. Përfundoi 1:1.

Mbrojtësi Vallqi kaloi në epërsi St. Gallenin në minutën e 42-të. Jashari asistoi në golin e barazimit 1:1, të shënuar në minutën e 93-të.

Në stadium ishin edhe tifozët mysafirë të Luzernit, ndonëse këtë e kishin të ndaluar.

Te Luzerni startoi edhe Denis Simani.

St. Galleni është i gjashti me 42 pikë. Luzerni i ka 39 pikë në pozitën e shtatë.