Albert Vallçi ka kontribuuar me gol të shënuar në fitoren e St. Gallenit, që avancoi në 1/8 e finales së Kupës së Zvicrës.
St. Galleni e mposhti 3:1 në udhëtim skuadrën Paradiso, që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit helvetik.
Vallçi i barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 21-të.
Ai e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te mysafirët, ndërsa Bastien Toma luajti deri në minutën e 90-të.
Ardit Destani ishte në bankën rezervë te vendësit.