Futboll

Vallçi shënon gol në barazimin e St. Gallenit

Albert Vallçi

Mbrojtësi shqiptar, Albert Vallci ka kontribuuar me gol në barazimin e St. Gallenit.

Të dielën, St. Galleni ka barazuar 1:1, me Servetten në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Zvicrës. Mesfushori Timothe Cognat në minutën e 25-të e kaloi në epërsi skuadrën e Servettes.

Gjashtë minuta më pas Vallçi shënoi golin e barazimit për St Gallenin. Vallçi kompletoi ndeshjen ndërsa Bastien Toma u paraqit nga minuta e 72-të te St Galleni.

Me barazim St Galleni renditet në vendin e katërt me 54 pikë, kurse Servette është një pozitë më lartë me 61 pikë.