Futboll

Valencia mposht Granadan e Uzunit

Valencia

Valencia e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 26-të të elitës së futbollit spanjoll ndaj Granadas së Uzunit.

Valencia të enjten mbrëma fitoi me rezultatin 1:0 në udhëtim, ndërsa sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, luajti deri në minutën e 79-të.

Golin e fitores e shënoi portugezi Andre Almeida, në minutën e 77-të.

Valencia me këtë fitore ka 44 pikë në vendin e shtatë.

Granada që po lufton për mbetje në elitë ka 14 pikë në vendin e 19-të, përkatësisht të parafundit.